Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Mesëm Analize Biznesi

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Ekspert i Mesëm Analize Biznesi, Njësia e Analizës së Biznesit, Departamenti i Strategjisë dhe Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Ekspert i Mesëm Analize Biznesi, Njësia e Analizës së Biznesit, Departamenti i Strategjisë dhe Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Mbledh, analizon dhe dokumenton kërkesat funksionale dhe operative të projekteve dhe sistemeve.
  • Përgatit User Stories, specifikime funksionale dhe dokumentacionin përkatës të analizës.
  • Koordinon me ekipet teknike dhe palët e interesit për qartësimin dhe validimin e kërkesave.
  • Ndjek ndryshimet funksionale dhe përditëson dokumentacionin përkatës gjatë ciklit të projektit.
  • Mbështet procesin e testimit funksional dhe verifikimin e kërkesave funksionale.
  • Siguron përputhshmërinë e dokumentacionit dhe proceseve me metodologjinë dhe standardet e analizës.
  • Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji Informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime: Trajnime në BA përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.