Ekspert i Lartë, Njësia e Analizës së Biznesit, Departamenti i Strategjisë dhe Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë, Njësia e Analizës së Biznesit, Departamenti i Strategjisë dhe Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Analizon procese biznesi dhe procedura operacionale për identifikimin e kërkesave funksionale dhe nevojave për digjitalizim.
- Mbledh dhe dokumenton kërkesat nga përdoruesit fundorë dhe institucionet përfituese në kuadër të projekteve dhe sistemeve digjitale.
- Harton specifikime funksionale dhe dokumentacion analitik, përfshirë BRD, FRD, User Stories, Use Cases dhe workflow të proceseve.
- Kryen analizë të proceseve ekzistuese dhe propozon përmirësime funksionale dhe operacionale për rritjen e eficiencës së sistemeve.
- Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, testimit dhe arkitekturës për implementimin dhe validimin e kërkesave funksionale.
- Merr pjesë në testimin funksional të sistemeve dhe verifikon përputhshmërinë e zgjidhjeve me kërkesat e dokumentuara.
- Monitoron ndryshimet funksionale gjatë zhvillimit të projekteve dhe siguron përditësimin e dokumentacionit përkatës.
- Koordinon komunikimin teknik-funksional me palët e interesit gjatë analizimit dhe implementimit të sistemeve.
- Siguron përputhshmërinë me standardet e BA
- Përgatit analiza, raporte dhe dokumentacion mbështetës mbi statusin e kërkesave dhe implementimin e zgjidhjeve digjitale.
- Ofron mbështetje profesionale për specialistët e njësisë në çështje që lidhen me analizën funksionale dhe proceset e biznesit.
- Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji Informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
- Certifikime: CBAP / CCBA ose ekuivalente përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.