Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Auditues i Brendshëm i Lartë

NJOFTIM Afati i aplikimit: 26.07.2026

Auditues i Brendshëm i Lartë, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Auditues i Brendshëm i Lartë, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Detyrat kryesore

  • Ekzekuton auditime të brendshme sipas planit vjetor të miratuar dhe udhëzimeve të Përgjegjësit të Auditimit të Brendshëm.
  • Mbledh, verifikon dhe analizon prova, evidenca dhe dokumentacion mbështetës për qëllime auditimi.
  • Vlerëson efektivitetin e kontrolleve të brendshme në procese specifike operative, financiare, administrative ose teknologjike.
  • Identifikon gjetje, mangësi, risqe dhe devijime nga politikat, procedurat dhe aktet në fuqi.
  • Harton raporte të detajuara auditimi, përfshirë konkluzionet, rekomandimet dhe masat korrigjuese të propozuara.
  • Ndjek zbatimin e rekomandimeve të auditimit dhe raporton mbi progresin e tyre.
  • Koordinon me departamentet dhe njësitë përkatëse gjatë kryerjes së auditimeve, duke ruajtur objektivitetin dhe pavarësinë profesionale.
  • Mirëmban dosjet, dokumentacionin dhe gjurmën audituese të angazhimeve të kryera.
  • Raporton te Përgjegjësi i Auditimit të Brendshëm për ecurinë, gjetjet dhe çështjet që kërkojnë përshkallëzim.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor / Master në në Financë, Ekonomi, Auditim, Drejtësi ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë profesionale në auditim, kontroll të brendshëm, financë, risk ose pajtueshmëri.
  • Certifikimet CIA, CISA ose certifikime të tjera relevante për auditimin, kontrollin e brendshëm apo sigurinë e informacionit përbëjnë avantazh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Procesi i Përzgjedhjes

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.