Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë, Njësia e Arkitekturës së Sistemeve

NJOFTIM Afati i aplikimit: 20.07.2026

Ekspert i Lartë, Njësia e Arkitekturës së Sistemeve, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., 

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin: 

Ekspert i Lartë, Njësia e Arkitekturës së Sistemeve, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., 

Detyrat kryesore

  • Dizajnon arkitekturën e zgjidhjeve teknologjike komplekse dhe sistemeve ndërinstitucionale.
  • Siguron përputhshmërinë e zgjidhjeve teknike me standardet, parimet dhe modelet arkitekturore të shoqërisë.
  • Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, DevOps dhe sigurisë për implementimin e zgjidhjeve arkitekturore.
  • Vlerëson teknologji, platforma dhe komponentë të ndryshëm dhe rekomandon zgjidhje teknike optimale.
  • Kontribuon në modernizimin, integrimin dhe migrimin e sistemeve dhe platformave ekzistuese.
  • Harton dhe mirëmban dokumentacionin arkitekturor dhe specifikimet teknike të sistemeve.
  • Analizon problematika teknike dhe propozon zgjidhje për optimizimin e performancës, sigurisë dhe interoperabilitetit të sistemeve.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për arkitektët e mesëm dhe specialistët e ekipit.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor / Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime në TOGAF, Cloud Architecture ose ekuivalente përbëjnë avantazh
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza: 

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim. 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.