Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë, Njësia Rrjetit dhe Komunikimeve

NJOFTIM Afati i aplikimit: 17.07.2026

Ekspert i Lartë, Njësia Rrjetit dhe Komunikimeve, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë Njësia Rrjetit dhe Komunikimeve, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Dizajnon dhe implementon arkitekturën e rrjetit (LAN, WAN, SD-WAN, VPN), duke garantuar sigurinë, qëndrueshmërinë dhe integrimin e infrastrukturës së komunikimit.
  • Siguron performancën dhe disponueshmërinë e rrjetit, përmes monitorimit dhe optimizimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe pajisjeve rrjetore.
  • Monitoron dhe optimizon trafikun dhe kapacitetin, duke analizuar përdorimin e burimeve dhe nevojat operacionale të rrjetit.
  • Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse rrjet, duke ndërhyrë në incidente dhe duke propozuar zgjidhje teknike efektive.
  • Bashkëpunon me ekipet e sigurisë për mbrojtjen e rrjetit, zbatimin e politikave të sigurisë dhe minimizimin e risqeve kibernetike.
  • Menaxhon konfigurimet dhe standardet e rrjetit, duke siguruar dokumentimin dhe përputhshmërinë me kërkesat teknike dhe operative.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
  • Certifikime: CCNP , CCIE përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.