Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë i Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA)

NJOFTIM Afati i aplikimit: 17.07.2026

Ekspert i Lartë i Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA), Njësia e Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA), Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë i Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA), Njësia e Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA), Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Menaxhon marrëdhëniet operative me klientët strategjikë dhe kontribuon në garantimin e përmbushjes së SLA-ve dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara.
  • Monitoron, analizon dhe raporton performancën e SLA-ve dhe indikatorëve të niveleve të shërbimit.
  • Identifikon devijimet dhe problematikat që ndikojnë në përmbushjen e SLA-ve dhe propozon masa korrigjuese dhe parandaluese.
  • Bashkëpunon me njësitë teknike dhe operative për adresimin e problematikave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve.
  • Koordinon ndjekjen e incidenteve dhe problematikave që ndikojnë në performancën dhe cilësinë e shërbimeve kontraktuale.
  • Përgatit analiza, raporte dhe dokumentacion mbi performancën e SLA-ve, trendet operative dhe cilësinë e shërbimeve.
  • Mbështet proceset e rishikimit dhe përditësimit të SLA-ve, ndryshimeve të shërbimit dhe kërkesave operative të klientëve.
  • Siguron dokumentimin dhe përditësimin e informacionit kontraktual dhe operacional që lidhet me SLA-të dhe nivelet e shërbimit.
  • Kontribuon në përmirësimin e proceseve dhe praktikave të Service Level Management dhe Service Delivery
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji
  • Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime: ITIL ose trajnime në menaxhim shërbimi përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.