Ekspert i Mesëm i Mbështetjes Teknike L 2, Njësia e Mbështetjes Teknike, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Mesëm i Mbështetjes Teknike L2, Njësia e Mbështetjes Teknike, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Trajton incidente, kërkesa dhe problematika teknike të nivelit L2, duke siguruar analizimin dhe adresimin e tyre në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara.
- Ndihmon në analizën dhe zgjidhjen e problematikave teknike që lidhen me sistemet, aplikacionet, pajisjet dhe shërbimet teknologjike
- Bashkëpunon me ekipet e nivelit L1 dhe njësitë e tjera teknike për eskalimin, koordinimin dhe ndjekjen e çështjeve që kërkojnë trajtim të avancuar ose ndërhyrje të specializuar.
- Dokumenton aktivitetet e kryera, problematikat e trajtuara dhe zgjidhjet e aplikuara, duke siguruar evidencë dhe gjurmueshmëri të proceseve të mbështetjes teknike.
- Ndjek respektimin e SLA-ve dhe KPI-ve të përcaktuara për ofrimin e shërbimeve të mbështetjes teknike, duke raportuar devijimet ose problematikat e konstatuara.
- Mbështet përditësimin dhe mirëmbajtjen e knowledge base, manualeve teknike dhe dokumentacionit operativ për përdorim të brendshëm nga njësia.
- Raporton tek Eksperti i Lartë i Njësisë
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji
- Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 2- 5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
- Certifikime: ITIL ose trajnime teknike përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.