Ekspert i Mesëm DevOps dhe Cloud, Njësia e DevOps dhe Cloud, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Mesëm DevOps dhe Cloud, Njësia e DevOps dhe Cloud, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Implementimi dhe mirëmbajtja e proceseve CI/CD për build, testim dhe deployment të aplikacioneve.
- Konfigurimi dhe administrimi operativ i mjediseve Cloud, container dhe shërbimeve përkatëse, sipas standardeve të përcaktuara.
- Automatizimi i konfigurimeve dhe proceseve operative nëpërmjet skripteve dhe Infrastructure as Code.
- Monitorimi i disponueshmërisë, performancës dhe log-eve, si dhe diagnostikimi i problemeve në mjediset e testimit dhe prodhimit.
- Mbështetja e publikimeve, rollback-eve, menaxhimit të konfigurimeve dhe trajtimit të incidenteve teknike.
- Bashkëpunimi me ekipet e zhvillimit, QA-së, sigurisë dhe infrastrukturës, si dhe dokumentimi i konfigurimeve dhe procedurave teknike.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 2-5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
- Certifikime: Trajnime në cloud ose automatizim përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 16.07.2026, në adresën e e-mailit: burime.njerezore@ads.com.al, këto dokumente:
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
• Testim me shkrim
• Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.