Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë DevOps dhe Cloud

NJOFTIM Afati i aplikimit: 16.07.2026

Ekspert i Lartë DevOps dhe Cloud, Njësia e DevOps dhe Cloud, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë DevOps dhe Cloud, Njësia e DevOps dhe Cloud, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Projektimi, implementimi dhe administrimi i platformave Cloud, mjediseve të ekzekutimit dhe infrastrukturës së automatizuar.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e proceseve CI/CD, menaxhimi i artifakteve dhe automatizimi i build, testimit dhe deployment.
  • Administrimi i platformave me container dhe orkestrimit, përfshirë konfigurimet, secrets, akseset dhe politikat e sigurisë.
  • Monitorimi i performancës, disponueshmërisë dhe kapacitetit të shërbimeve, si dhe menaxhimi teknik i incidenteve dhe rikuperimit.
  • Bashkëpunimi me ekipet e zhvillimit, QA-së, sigurisë dhe infrastrukturës për publikime të kontrolluara, dokumentim dhe përmirësim të vazhdueshëm.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
  • Certifikime: AWS / Azure / GCP ose Kubernetes (CKA/CKAD) përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 16.07.2026, në adresën e e-mailit: burime.njerezore@ads.com.al, këto dokumente:
  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

 

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.