Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës i Ekipeve të Dedikuara

NJOFTIM Afati i aplikimit: 07.07.2026

Përgjegjës i Ekipeve të Dedikuara, Ekipet e Dedikuara, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës i Ekipeve të Dedikuara, Ekipet e Dedikuara, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Drejton dhe koordinon ekipin e dedikuar teknik për realizimin dhe mbështetjen e projekteve kritike në institucionet përfituese.
  • Organizon dhe mbikëqyr aktivitetet operative dhe teknike të ekipit, duke garantuar realizimin e shërbimeve sipas kërkesave dhe afateve të përcaktuara.
  • Menaxhon komunikimin dhe koordinimin operacional me institucionet përfituese dhe palët e interesit gjatë zbatimit të projekteve.
  • Planifikon dhe ndjek realizimin e detyrave, deliverables dhe angazhimeve teknike në përputhje me objektivat e projektit.
  • Bashkëpunon me njësitë qendrore të zhvillimit software, operimeve, sigurisë dhe infrastrukturës për adresimin e nevojave teknike të projekteve.
  • Mbikëqyr implementimin, mirëmbajtjen dhe vazhdimësinë operacionale të sistemeve dhe shërbimeve në institucionet përfituese.
  • Identifikon, analizon dhe eskalon problematika, incidente dhe risqe që ndikojnë në realizimin e projekteve dhe operimin e sistemeve.
  • Siguron dokumentimin teknik dhe operacional të aktiviteteve, konfigurimeve dhe shërbimeve të ofruara në kuadër të projekteve.
  • Monitoron performancën dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga ekipi i dedikuar.
  • Ofron mbështetje teknike dhe koordinim operacional gjatë situatave kritike dhe incidenteve me impakt të lartë.
  • Raporton tek Drejtor Departamentit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në AI, Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 5-8 vjet eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime teknike përkatëse përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim;
  • Intervistë.

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.