Ekspert i Lartë Juridik, Drejtoria Juridike, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL
SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë Juridik, Drejtoria Juridike, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Harton dhe rishikon kontrata, marrëveshje dhe dokumentacion juridik në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Ofron asistencë juridike për njësitë organizative në çështje që lidhen me aktivitetin dhe proceset e shoqërisë.
- Analizon dhe ndjek zbatimin e detyrimeve kontraktuale dhe problematikave juridike të lidhura me to.
- Mbështet përgatitjen dhe ndjekjen e procedurave administrative dhe ligjore të shoqërisë.
- Përgatit opinione dhe interpretime juridike për çështje operative, administrative dhe kontraktuale.
- Administron dhe dokumenton dosjet dhe dokumentacionin juridik sipas procedurave dhe kërkesave ligjore.
- Bashkëpunon me institucionet dhe njësitë organizative për trajtimin e çështjeve juridike dhe administrative.
- Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe informon mbi ndikimin e tyre në aktivitetin e shoqërisë.
- Ofron mbështetje juridike për proceset dhe aktivitetet e shoqërisë sipas fushës së përgjegjësisë.
- Raporton tek Përgjegjësi i Sektorit
Kërkesat për kandidatët
- Të Zotërojë Diplomë Bachelor / Master në Drejtësi.
- Të ketë të paktën 2–5 vjet eksperiencë profesionale në fushë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.