Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë i Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.06.2026

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:


Ekspert i Lartë i Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit,  Njësia e Sigurisë të Cilësisë dhe Testimit Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

 

DETYRAT DHE  PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR  NUK KUFIZOHEN NË:

  • Dizajnon, zhvillon dhe implementon teste automatike për aplikacione, API dhe sisteme software.
  • Kryen testim funksional, integrues, regresiv, performancës dhe automatizim të proceseve të testimit.
  • Integron dhe mirëmban proceset e testimit në pipeline-et CI/CD dhe praktikat DevSecOps.
  • Përcakton, monitoron dhe analizon indikatorët e cilësisë së produkteve software, përfshirë coverage, defect rate dhe test results.
  • Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, DevOps dhe arkitekturës për përmirësimin e cilësisë dhe stabilitetit të aplikacioneve.
  • Identifikon, dokumenton dhe adreson problematika komplekse të cilësisë dhe defekteve gjatë ciklit të testimit.
  • Merr pjesë në vlerësimin e gatishmërisë funksionale dhe teknike të sistemeve për release-et e aplikacioneve.
  • Kontribuon në përmirësimin e proceseve, mjeteve dhe praktikave të QA/Testimit dhe automatizimit.
  • Dokumenton skenarët, rastet dhe rezultatet e testimit sipas standardeve në të mira.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për ekspertët e mesëm dhe specialistët e ekipit.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të zotërojë Bachelor / Master Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
  • Certifikime në ISTQB Advanced / Automation Testing ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
 

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (KL2A-QA)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

 

Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 18.06.2026, në adresën e e-mailit: info@ads.com.al, këto dokumente:

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar          

 
PARAQITJA E DOKUMENTEVE: Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 18.06.2026, në adresën e e-mailit: info@ads.com.al, këto dokumente:

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.