Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Mesëm i Inteligjencës Artificiale dhe Analitike, Njësia e Inteligjencës Artificiale dhe Analitike, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Përpunon dhe transformon të dhënat për përdorim analitik dhe modele inteligjence artificiale
- Mbështet ndërtimin, testimin dhe përmirësimin e modeleve ML/AI në përputhje me kërkesat teknike
- Menaxhon dhe monitoron pipeline-et e të dhënave për sigurimin e rrjedhës dhe përpunimit korrekt të informacionit
- Bashkëpunon me ekipet teknike për integrimin dhe implementimin e zgjidhjeve analitike dhe AI
- Ndjek cilësinë, integritetin dhe konsistencën e të dhënave gjatë proceseve të analizës dhe zhvillimit
- Mbështet përgatitjen dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit teknik dhe analitik
- Raporton tek Eksperti i Lartë i Njësisë
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të zotërojë diplomë Bachelor / Master në AI, Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme;
- Të ketë të paktën 2-5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
- Trajnime në data/ML përbëjnë avantazh
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (KL2B-AI)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 15.06.2026, në adresën e e-mailit: info@ads.com.al, këto dokumente:
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.