Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Drejtor Departamenti, Departamenti i Strategjisë dhe Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Harton, zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e planit strategjik afatmesëm dhe afatgjatë të shoqërisë.
- Drejton dhe koordinon njësitë përbërëse të departamentit: PMO, Analiza e Biznesit dhe Strategji & Inovacion.
- Menaxhon portofolin e projekteve të shoqërisë dhe siguron prioritizimin e tyre në përputhje me objektivat strategjikë dhe kapacitetet operacionale.
- Identifikon mundësi për inovacion, përmirësim procesesh dhe përdorim të teknologjive të reja.
- Koordinon analizën e nevojave, kërkesat funksionale dhe pritshmëritë e klientëve institucionalë.
- Bashkëpunon me të gjitha departamentet për planifikimin, alokimin e burimeve dhe ndjekjen e realizimit të projekteve.
- Mbikëqyr dokumentacionin funksional, metodologjinë e analizës së biznesit dhe standardet e menaxhimit të projekteve.
- Monitoron risqet strategjike dhe operative që lidhen me portofolin e projekteve dhe propozon masa për adresimin e tyre.
- Raporton periodikisht tek Administratori/CEO mbi ecurinë e portofolit, risqet strategjike, prioritetet dhe rezultatet e arritura.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master në Administrim Biznesi, Teknologji Informacioni, Menaxhim, Ekonomi, Inxhinieri ose fusha të lidhura.
- Të ketë të paktën 8 vjet eksperiencë profesionale në menaxhim projektesh, planifikim strategjik, transformim digjital ose drejtim portofoli.
- Certifikime profesionale si PMP, MBA, PRINCE2, Agile/Scrum ose të ngjashme përbëjnë avantazh.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (KLT-2)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 15.06.2026, në adresën e e-mailit: info@ads.com.al, këto dokumente:
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.