ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Specialist Burime Njerëzore.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist Burime Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Publikun, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Mbështet administrimin e proceseve operative të burimeve njerëzore në përputhje me procedurat dhe politikat e shoqërisë.
- Mbështet proceset e rekrutimit të stafit dhe ndjek dokumentacionin përkatës administrativ.
- Administron dhe përditëson dokumentacionin dhe evidencat e personelit sipas procedurave dhe kërkesave ligjore në fuqi.
- Ndihmon në organizimin dhe koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të zhvillimit profesional të stafit.
- Mbështet proceset e vlerësimit të performancës dhe administrimin e dokumentacionit përkatës.
- Zbaton procedurat, politikat dhe praktikat e burimeve njerëzore në aktivitetet e përditshme administrative dhe operative.
- Bashkëpunon me njësitë organizative për administrimin e kërkesave dhe proceseve që lidhen me personelin.
- Përgatit dhe administron dokumentacion, raporte dhe evidenca në fushën e burimeve njerëzore.
- Siguron ruajtjen dhe konfidencialitetin e të dhënave dhe dokumentacionit të personelit.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Financë / Kontabilitet/Ekonomi / Biznes/Juridik ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 0-2 vite eksperience profesionale në fushë.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Specialist Burime Njerezore.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.