Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Sektori Juridik

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Përgjegjës Sektori Juridik.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori Juridik, Drejtoria Juridike, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Koordinon dhe mbikëqyr çështjet juridike duke garantuar cilësinë dhe përputhshmërinë ligjore të dokumentacionit dhe proceseve të shoqërisë.
  • Rishikon, harton kontrata, marrëveshje, akte administrative dhe dokumentacion juridik të rëndësishëm të shoqërisë.
  • Ofron opinion dhe asistencë juridike për çështje komplekse që lidhen me aktivitetin korporativ, administrativ dhe operacional të shoqërisë.
  • Koordinon ndjekjen e procedurave administrative, ligjore dhe gjyqësore ku shoqëria është palë ose ka interes juridik.
  • Monitoron dhe administron afatet, detyrimet dhe dokumentacionin ligjor të shoqërisë.
  • Bashkëpunon me njësitë organizative për interpretimin dhe zbatimin e legjislacionit dhe procedurave të brendshme.
  • Harton raporte periodike juridike dhe ndjek problematikat dhe risqet ligjore të identifikuara.
  • Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe propozon masa për përditësimin e procedurave dhe akteve të shoqërisë.
  • Ofron mentorim profesional për juristët e sektorit dhe mbështetje juridike për shoqërinë.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Drejtësi.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 3-5 vite eksperience profesionale në fushë.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Përgjegjës Sektori Juridik.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.