Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Finance

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Përgjegjës Finance.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Finance, Drejtoria Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Koordinon dhe mbikëqyr aktivitetet financiare dhe operacionale të shoqërisë për garantimin e saktësisë dhe përputhshmërisë me legjislacionin financiar dhe kontabël në fuqi.
  • Harton, monitoron dhe raporton të dhënat financiare dhe raportet periodike në përputhje me afatet dhe kërkesat e organizatës.
  • Siguron saktësinë, plotësinë dhe rakordimin e të dhënave financiare dhe kontabël të sektorit.
  • Koordinon proceset e mbylljes mujore, periodike dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe dokumentacionit kontabël.
  • Mbikëqyr administrimin dhe dokumentimin e transaksioneve financiare dhe kontabël sipas procedurave dhe standardeve përkatëse.
  • Bashkëpunon me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm gjatë proceseve të auditimit dhe kontrollit financiar.
  • Siguron arkivimin, administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit financiar dhe kontabël sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të organizatës.
  • Monitoron zbatimin e procedurave financiare dhe identifikon problematika apo risqe që lidhen me aktivitetin financiar të sektorit.
  • Ofron mbështetje profesionale dhe koordinim për specialistët e sektorit në çështje financiare dhe kontabël.
  • Bashkëpunon me njësitë administrative dhe operative për planifikimin dhe ndjekjen e proceseve financiare dhe buxhetore.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Financë / Kontabilitet/Ekonomi / Biznes ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 3-5 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: CPA, ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Pergjegjes Finances.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.