Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i lartë Finance

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i lartë Finance.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i lartë Finance, Drejtoria Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Administron dhe ndjek proceset financiare, kontabël dhe buxhetore të Shoqërisë në përputhje me legjislacionin dhe standardet financiare në fuqi.
  • Përgatit, analizon dhe raporton pasqyrat dhe raportet financiare periodike për mbështetjen e vendimmarrjes financiare dhe administrative.
  • Mbështet proceset e planifikimit, monitorimit dhe kontrollit buxhetor të organizatës dhe njësive përkatëse.
  • Siguron saktësinë, plotësinë dhe rakordimin e të dhënave financiare dhe kontabël sipas procedurave dhe standardeve të organizatës.
  • Bashkëpunon me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, institucionet financiare dhe autoritetet përkatëse në kuadër të proceseve të auditimit dhe raportimit financiar.
  • Analizon problematika financiare dhe propozon masa për optimizimin dhe përmirësimin e proceseve financiare dhe kontabël.
  • Mbështet administrimin dhe dokumentimin e transaksioneve financiare dhe kontabël sipas procedurave dhe kërkesave ligjore.
  • Kontribuon në përmirësimin e proceseve, praktikave dhe kontrolleve financiare dhe buxhetore të organizatës.
  • Përgatit analiza financiare, rakordime dhe dokumentacion mbështetës për proceset financiare dhe buxhetore.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Financë / Kontabilitet/Ekonomi / Biznes ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 3-5 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: CPA, ACCA, ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i larte finance.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.