ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Ekspert i Lartë Arkivë / Protokoll/ Shërbime Mbështetëse.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë Arkivë / Protokoll/ Shërbime Mbështetëse, Drejtoria Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Administron dhe mbikëqyr proceset e arkivimit, protokollimit dhe administrimit të dokumentacionit në përputhje me procedurat dhe rregulloret në fuqi.
- Siguron klasifikimin, regjistrimin, ruajtjen dhe gjurmueshmërinë e dokumenteve dhe shkresave zyrtare të organizatës.
- Monitoron përputhshmërinë e proceseve të arkivës dhe protokollit me kërkesat ligjore dhe procedurat administrative përkatëse.
- Mbikëqyr administrimin, qarkullimin dhe ruajtjen fizike dhe elektronike të dokumentacionit dhe materialeve arkivore.
- Bashkëpunon me njësitë organizative për administrimin dhe menaxhimin korrekt të dokumentacionit dhe praktikave administrative.
- Siguron integritetin, konfidencialitetin dhe aksesin e kontrolluar në dokumentacionin dhe materialet arkivore.
- Identifikon problematika në proceset e dokumentimit dhe propozon masa për përmirësimin dhe standardizimin e proceseve administrative dhe arkivore.
- Mbështet proceset e inventarizimit, sistemimit dhe transferimit të dokumentacionit sipas procedurave dhe afateve përkatëse.
- Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin dhe evidencat administrative që lidhen me arkivën dhe protokollin.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Financë / Kontabilitet/Ekonomi / Biznes ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 3-5 vite eksperience profesionale në fushë.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i larte Arkivë_ Protokoll_SHM.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.