ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Përgjegjës Njësie Zhvillimi Software.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Njësie Zhvillimi Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Drejton dhe koordinon ekipin e zhvillimit software në implementimin e sistemeve dhe aplikacioneve digjitale.
- Projektuon dhe mbikëqyr implementimin e zgjidhjeve teknike sipas kërkesave funksionale dhe arkitekturës së sistemit.
- Përcakton standardet e zhvillimit software, strukturës së kodit dhe praktikave të sigurta të programimit.
- Kryen code review dhe siguron cilësinë, performancën, sigurinë dhe mirëmbajtjen e kodit.
- Bashkëpunon me Arkitektët, Analistët e Biznesit dhe ekipet DevOps për integrimin dhe implementimin e zgjidhjeve teknike.
- Planifikon dhe organizon zhvillimin e moduleve, API-ve dhe integrimeve ndërmjet sistemeve.
- Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse teknike gjatë zhvillimit dhe implementimit të sistemeve.
- Mbikëqyr optimizimin e performancës së aplikacioneve dhe garanton shkallëzueshmërinë e tyre.
- Siguron zbatimin e metodologjive Agile/Scrum dhe ndjek realizimin e detyrave teknike sipas prioriteteve dhe afateve.
- Mentoron dhe mbështet profesionalisht zhvilluesit senior, mid dhe junior të ekipit.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
- Certifikime: Certifikim Cloud ose Agile/Scrum ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Përgjegjës Njësie ZHVILLIMI SOFTWARE.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.