ADS sh.a. shpall konkurrimin për 4 vende të lira pune në pozicionin Përgjegjës i Ekipeve të Dedikuara në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A..
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 4 (katër) vend të lira pune në pozicionin:
Përgjegjës i Ekipeve të Dedikuara në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Drejton dhe koordinon ekipin e dedikuar teknik për realizimin dhe mbështetjen e projekteve kritike në institucionet përfituese.
Kërkesat për kandidatët
- Menaxhon komunikimin dhe koordinimin operacional me institucionet përfituese dhe palët e interesit gjatë zbatimit të projekteve.
- Planifikon dhe ndjek realizimin e detyrave, deliverables dhe angazhimeve teknike në përputhje me objektivat e projektit.
- Bashkëpunon me njësitë qendrore të zhvillimit software, operimeve, sigurisë dhe infrastrukturës për adresimin e nevojave teknike të projekteve.
- Mbikëqyr implementimin, mirëmbajtjen dhe vazhdimësinë operacionale të sistemeve dhe shërbimeve në institucionet përfituese.
- Identifikon, analizon dhe eskalon problematika, incidente dhe risqe që ndikojnë në realizimin e projekteve dhe operimin e sistemeve.
- Siguron dokumentimin teknik dhe operacional të aktiviteteve, konfigurimeve dhe shërbimeve të ofruara në kuadër të projekteve.
- Monitoron performancën dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga ekipi i dedikuar.
- Ofron mbështetje teknike dhe koordinim operacional gjatë situatave kritike dhe incidenteve me impakt të lartë.
- KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT.
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
- Certifikime: Cloud, DevOps, Cyber Security, IT Operations ose teknologji të lidhura me funksionin e ekipit përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Përgjegjës i Ekipeve te Dedikuara.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.