Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Njësie Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit SLA

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësie Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit SLA.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Njësie Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit SLA, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Menaxhon marrëdhëniet operative me klientët dhe garanton përmbushjen e SLA-ve dhe detyrimeve kontraktuale të shërbimeve teknologjike.
  • Mbikëqyr dhe monitoron indikatorët e performancës dhe metrikat e SLA-ve kontraktuale, duke siguruar respektimin e niveleve të shërbimit të dakordësuara.
  • Organizon dhe koordinon mbledhje periodike të rishikimit të performancës së shërbimeve dhe SLA-ve me klientët dhe palët e interesit.
  • Identifikon risqe dhe problematika që ndikojnë në përmbushjen e SLA-ve dhe propozon masa parandaluese dhe korrigjuese.
  • Koordinon me njësitë teknike dhe operative për adresimin e problematikave, incidenteve dhe rasteve të SLA breach.

Kërkesat për kandidatët

  • Siguron dokumentimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kontratave, SLA-ve dhe anekseve përkatëse.
  • Monitoron cilësinë dhe performancën e shërbimeve të ofruara ndaj klientëve dhe kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.
  • Përgatit analiza, raporte dhe dokumentacion mbi performancën e SLA-ve dhe statusin e shërbimeve kontraktuale.
  • Bashkëpunon me ekipet operative, teknike dhe PMO për garantimin e vazhdimësisë dhe cilësisë së shërbimeve.
  • KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT.
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime:: ITIL ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Përgjegjës Njësie Menaxhimit te niveleve te sherbimit SLA.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.