ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësie DevOps & Cloud.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Njësie DevOps & Cloud, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Harton dhe zbaton strategjinë DevOps & Cloud në përputhje me objektivat teknologjike të organizatës.
- Dizajnon, implementon dhe mirëmban pipeline CI/CD për automatizimin e proceseve të zhvillimit, testimit dhe deployment-it të aplikacioneve.
- Standardizon mjetet, proceset dhe automatizimet për administrimin e infrastrukturës dhe operacioneve teknologjike.
- Administron dhe optimizon infrastrukturën cloud dhe mjediset teknologjike për garantimin e performancës, sigurisë dhe disponueshmërisë së sistemeve.
- Zbaton dhe standardizon praktikat Infrastructure as Code (IaC) për automatizimin dhe menaxhimin e infrastrukturës.
- Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, arkitekturës dhe sigurisë për implementimin e praktikave DevSecOps.
- Monitoron performancën, logs, kapacitetet dhe stabilitetin e sistemeve dhe ndërmerr masa për optimizimin e tyre.
- Identifikon dhe adreson problematika teknike që lidhen me deployment, integrim, performancë dhe disponueshmëri të sistemeve.
- Menaxhon containerization, orchestration dhe mjediset e ekzekutimit të aplikacioneve dhe shërbimeve software.
- Kontribuon në menaxhimin dhe optimizimin e kostove të infrastrukturës dhe shërbimeve cloud (FinOps).
- Ofron mbështetje teknike dhe mentorim për specialistët e njësisë në fushën DevOps & Cloud.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
- Certifikime: AWS / Azure Solutions Architect ose CKA ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Përgjegjës Njësie DevOps dhe Cloud.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.