Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Njësie Analizë Biznesi

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësie Analizë Biznesi.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Njësie Analizë Biznesi, Drejtoria e Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Kërkesat për kandidatët

  • Analizon proceset ekzistuese të biznesit dhe identifikon nevojat për optimizim, automatizim dhe transformim digjital të shërbimeve dhe proceseve .
  • Mbledh, analizon dhe dokumenton kërkesat funksionale dhe jo-funksionale nga palët e interesit, përdoruesit fundorë dhe njësitë përfituese.
  • Harton dokumentacion të detajuar funksional dhe diagrame procesesh, duke siguruar qartësi dhe standardizim.
  • Përkthen kërkesat e biznesit në specifikime të qarta dhe të implementueshme për ekipet e zhvillimit software, arkitekturës dhe operimeve.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipet teknike për validimin e kërkesave, analizimin e zgjidhjeve dhe garantimin e përputhshmërisë me objektivat e projektit.
  • Koordinon komunikimin ndërmjet palëve të biznesit dhe ekipeve teknike, duke siguruar kuptim të unifikuar të kërkesave dhe prioriteteve.
  • Analizon ndikimin e ndryshimeve funksionale dhe menaxhon përditësimin e kërkesave gjatë gjithë ciklit të jetës së projektit.
  • Merr pjesë në testimin funksional, validimin e deliverables dhe verifikimin e përputhshmërisë së zgjidhjeve me kërkesat e biznesit.
  • Identifikon problematika operacionale dhe propozon rekomandime për përmirësimin e proceseve, rritjen e eficiencës dhe cilësisë së shërbimeve.
  • Monitoron progresin e kërkesave funksionale dhe përgatit raporte periodike mbi statusin, problematikat dhe risqet e identifikuara gjatë implementimit të projekteve.
  • KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT.
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5-8 vite experience profesionale në fushë.
  • Certifikime: CBAP ose ekuivalente përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Përgjegjës Njësie Analizë Biznesi.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.