ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësie AppSec/DevSecOps.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Njësie AppSec/DevSecOps, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Harton dhe zbaton strategjinë AppSec dhe DevSecOps për integrimin e sigurisë në ciklin e zhvillimit dhe operimit të aplikacioneve software.
- Integron kontrollet dhe mekanizmat e sigurisë në pipeline-et CI/CD dhe proceset e zhvillimit, testimit dhe deployment-it të sistemeve.
- Përcakton standardet, politikat dhe praktikat e secure coding për zhvillimin e aplikacioneve dhe shërbimeve software.
Kërkesat për kandidatët
- Koordinon testimet e sigurisë së aplikacioneve, përfshirë vulnerability assessment, code scanning dhe penetration testing, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse të sigurisë.
- Vlerëson dhe miraton zgjidhjet dhe komponentët e sigurisë për projektet dhe sistemet kritike të organizatës.
- Monitoron dhe adreson dobësitë, problematikat dhe risqet e sigurisë që lidhen me aplikacionet, kodin dhe proceset DevSecOps.
- Siguron përputhshmërinë e aplikacioneve dhe proceseve të zhvillimit me standardet dhe politikat e sigurisë së informacionit.
- Organizon dhe mbështet trajnime teknike dhe aktivitete ndërgjegjësuese për secure coding dhe Application Security për ekipet e zhvillimit software.
- Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve, praktikave dhe mjeteve të AppSec dhe DevSecOps.
- KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT.
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
- Certifikime: OSCP / CEH / CSSLP ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Përgjegjës Njësie AppSec DevSecOps(1).docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.