Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Njësia e Mbështetjes Teknike

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lira pune në pozicionin Përgjegjës Njësia e Mbështetjes Teknike.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Njësia e Mbështetjes Teknike, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Kërkesat për kandidatët

  • Menaxhon dhe mbikëqyr procesin e suportit teknik L1/L2 për garantimin e cilësisë dhe vazhdimësisë së shërbimeve.
  • Monitoron dhe analizon indikatorët e performancës së shërbimit.
  • Siguron respektimin e SLA-ve dhe afateve të dakordësuara për trajtimin dhe zgjidhjen e incidenteve dhe kërkesave.
  • Koordinon eskalimin e incidenteve dhe problematikave tek njësitë dhe ekipet e specializuara teknike.
  • Administron dhe mbikëqyr platformën e ticketing dhe proceset e dokumentimit dhe raportimit të incidenteve dhe kërkesave.
  • Monitoron trendet e incidenteve dhe problematikave dhe propozon masa për përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe eficiencës operative.
  • Bashkëpunon me ekipet e operimeve, infrastrukturës, zhvillimit software dhe sigurisë për adresimin e problematikave teknike.
  • Organizon dhe mbështet trajnimet periodike dhe zhvillimin profesional të specialistëve të Service Desk.
  • Siguron dokumentimin dhe përditësimin e procedurave operative dhe knowledge base të shërbimeve teknologjike.
  • KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT.
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: ITIL v4 Intermediate ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Pergjegjes Njesia e Mbeshtetjes Teknike.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.