ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Njësisë së Arkitekturës së Sistemeve.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë i Njësisë së Arkitekturës së Sistemeve, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Dizajnon arkitekturën e zgjidhjeve teknologjike komplekse dhe sistemeve ndërinstitucionale.
- Siguron përputhshmërinë e zgjidhjeve teknike me standardet, parimet dhe modelet arkitekturore të organizatës.
- Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, DevOps dhe sigurisë për implementimin e zgjidhjeve arkitekturore.
- Vlerëson teknologji, platforma dhe komponentë të ndryshëm dhe rekomandon zgjidhje teknike optimale.
- Kontribuon në modernizimin, integrimin dhe migrimin e sistemeve dhe platformave ekzistuese.
- Harton dhe mirëmban dokumentacionin arkitekturor dhe specifikimet teknike të sistemeve.
- Analizon problematika teknike dhe propozon zgjidhje për optimizimin e performancës, sigurisë dhe interoperabilitetit të sistemeve.
- Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për arkitektët e mesëm dhe specialistët e ekipit.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë.
- Certifikime: TOGAF 9/10, Cloud Architecture ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
EKSPERT I LARTE I Njësie Arkitektures.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.