ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Njësisë të Menaxhimit të Projekteve.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë i Njësisë të Menaxhimit të Projekteve, Drejtoria e Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Menaxhon dhe koordinon zbatimin e projekteve strategjike dhe teknologjike të shoqërisë.
- Harton planet e projektit, afatet, objektivat dhe nevojat për burime.
- Koordinon ekipet teknike dhe palët e interesit për realizimin e projekteve.
- Monitoron progresin, afatet, performancën dhe përmbushjen e deliverables të projekteve.
- Identifikon dhe adreson risqet, problematikat dhe devijimet gjatë zbatimit të projekteve.
- Përgatit raporte periodike mbi statusin dhe realizimin e projekteve.
- Siguron zbatimin e metodologjive, procedurave dhe standardeve të menaxhimit të projekteve (PMO).
- Bashkëpunon me strukturat e brendshme dhe institucionet përfituese për koordinimin dhe vijueshmërinë e projekteve.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune.
- Certifikime PMP ose ekuivalente përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.