Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Njësie të Menaxhimit të Projekteve

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Përgjegjës Njësie të Menaxhimit të Projekteve.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Njësie të Menaxhimit të Projekteve, Drejtoria e Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Drejton dhe koordinon veprimtarinë e Njësisë së Menaxhimit të Projekteve.
  • Harton dhe monitoron zbatimin e metodologjive, procedurave dhe standardeve të menaxhimit të projekteve.
  • Planifikon, administron dhe mbikëqyr portofolin e projekteve të shoqërisë.
  • Monitoron realizimin e projekteve në aspektin e afateve, kostove, cilësisë dhe objektivave të përcaktuara.
  • Koordinon procesin e prioritizimit të projekteve dhe alokimit të burimeve.
  • Evidenton risqet, problematikat dhe devijimet gjatë zbatimit të projekteve, si dhe propozon masa korrigjuese.
  • Siguron standardizimin, administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit të projekteve.
  • Koordinon veprimtarinë ndërmjet departamenteve dhe strukturave të përfshira në realizimin e projekteve.
  • Bashkëpunon me institucionet përfituese dhe palët e interesuara për çështje që lidhen me projektet.
  • Harton raporte periodike mbi statusin dhe performancën e projekteve për drejtuesit e shoqërisë.
  • Siguron respektimin e kërkesave ligjore, procedurale dhe kontraktuale në administrimin e projekteve.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5–8 vite eksperiencë pune.
  • Certifikime PMP ose ekuivalente përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

manual-chat

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.