Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë i Menaxhimit të Incidenteve dhe Ndryshimeve

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Menaxhimit të Incidenteve dhe Ndryshimeve.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë i Menaxhimit të Incidenteve dhe Ndryshimeve, Departamenti i Operimit, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Koordinon menaxhimin dhe adresimin e incidenteve prioritare dhe kritike (P1/P2), duke garantuar reagim të shpejtë, minimizim të ndikimit dhe rikthim efikas të shërbimeve.
  • Drejton aktivitetet operative dhe teknike gjatë situatave kritike dhe major incidents, duke siguruar koordinim dhe rikuperim të vazhdueshëm të shërbimeve teknologjike.
  • Siguron komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me palët e interesit gjatë menaxhimit të incidenteve dhe ndërprerjeve të shërbimeve.
  • Analizon shkakun rrënjësor të incidenteve (Root Cause Analysis – RCA) dhe propozon masa parandaluese dhe përmirësuese.
  • Bashkëpunon me ekipet e operimeve, infrastrukturës, zhvillimit software dhe sigurisë për zgjidhjen dhe menaxhimin e incidenteve komplekse.
  • Monitoron respektimin e SLA-ve dhe progresin e trajtimit dhe rikuperimit të incidenteve dhe problematikave teknike.
  • Dokumenton incidentet, analizat RCA dhe veprimet korrigjuese sipas standardeve dhe procedurave operative të organizatës.
  • Kontribuon në përmirësimin e proceseve, procedurave dhe praktikave të Incident Management dhe Major Incident Management.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për ekspertët e mesëm dhe specialistët e ekipit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Certifikime ITIL v4 Intermediate / Expert ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Larte Njësie Menaxhim Incidentesh dhe Ndryshimesh(1).pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.