Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë i Njësisë së Mbështetjes Teknike

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Njësisë së Mbështetjes Teknike.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë i Njësisë së Mbështetjes Teknike, Departamenti i Operimit, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Ofron mbështetje teknike të avancuar (L2) për sistemet, aplikacionet dhe shërbimet teknologjike.
  • Trajton incidente, kërkesa dhe problematika komplekse të eskaluara nga niveli L1, duke garantuar vazhdimësinë dhe stabilitetin e shërbimeve.
  • Analizon, diagnostikon dhe zgjidh problematika teknike që lidhen me sistemet, aplikacionet, databazat dhe infrastrukturën teknologjike.
  • Siguron respektimin e SLA-ve dhe parametrave të performancës për trajtimin dhe zgjidhjen e incidenteve dhe kërkesave teknike.
  • Dokumenton zgjidhjet teknike, procedurat operative dhe problematikat e trajtuara dhe përditëson knowledge base të shërbimeve.
  • Bashkëpunon me ekipet e operimeve, zhvillimit software, infrastrukturës dhe sigurisë për adresimin e problematikave komplekse teknike.
  • Identifikon problematika të përsëritura dhe propozon masa për optimizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe proceseve operative.
  • Mbështet implementimin e konfigurimeve, përditësimeve dhe ndërhyrjeve teknike në sistemet dhe mjediset operative.
  • Monitoron stabilitetin dhe performancën e sistemeve dhe kontribuon në minimizimin e ndërprerjeve të shërbimeve.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për specialistët L1 dhe ekspertët e mesëm të ekipit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Certifikime ITIL, Microsoft, Linux ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Larte Njesia e Mbeshtetjes Teknike – Copy(1).pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.